“NUK ËSHTË PARAKOLPI DHE AS FLOKËT E GJATA”/ Aurela Gaçe “vdes” për këtë tipar (FOTO) – AlpeGossip
“NUK ËSHTË PARAKOLPI DHE AS FLOKËT E GJATA”/ Aurela Gaçe “vdes” për këtë tipar (FOTO)

“NUK ËSHTË PARAKOLPI DHE AS FLOKËT E GJATA”/ Aurela Gaçe “vdes” për këtë tipar (FOTO)

Aurela Gaçe njihet nga mbarë populli shqiptar si një ndër këngëtaret më me origjinalitet.

Ajo është mjaft e drejtpërdrejtë dhe pa komplekse jo vetëm në skenë, por edhe në postimet që hedh në Instagram.

Të paktën kështu duket!

Por si çdo qenie humane në këtë botë edhe Aurela Gaçe dëshiron që të kishte ndryshe një tipar të sajin.

“Ka diçka që do ta doja, por se kam…Jo nuk është gjatësia, sepse s’e kam ndjerë kurrë se më është dashur, as me taka e as pa taka. Nuk është as parakolpi i shumë dëshiruar nga bota, se prapë s’kemi ndjerë që na është dashur për t’u realizuar në jetë. Jo, jo as flokët e gjata se ato në dorë i kemi kur të duam. Vetulla, vetulla, ajo është që më bën të them ahhh. I kam zili femrat me vetull të plotë e natyrale. E thashë mo se plasa. Epo s’i kam unë, por i kanë gocat e mamit, të dyja”, ka shkruar këngëtarja në rrjetin social Instagram, duke zbuluar kështu “pengun” e saj përsa I përket pamjes së jashtme, por që mesa duket, ia kanë kompensuar të bijat.