“UNË NUK THEM ASNJËHERË KURRË”/ Jul Deda flet për rikthimin e SHBLSH – AlpeGossip
“UNË NUK THEM ASNJËHERË KURRË”/ Jul Deda flet për rikthimin e SHBLSH

“UNË NUK THEM ASNJËHERË KURRË”/ Jul Deda flet për rikthimin e SHBLSH

Këtë vit ekranit të Klan i është bashkuar edhe aktori Jul Deda, ndërkohë që Genti dhe Ermali prej disa kohësh në këtë televizion me programet e tyre. I pyetur për këtë nisje të re me emisionin “Duplex” si dhe për një ribashkim të grupit Jul Deda është shprehur:

“Në Klan nuk punojnë vetëm ish-kolegët e mi, këtu punojnë edhe shumë personalitete të televizioneve në Shqipëri. Është një televizion i madh ku punojnë ata që kanë bërë emër, histori, kanë jetuar me histori.

Në njëfarë mënyrë dhe unë ndihem i privilegjuar që jam këtu. Padiskutim pjesë e kësaj historie janë edhe dy kolegët e mi. Tre emisionet tona nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin, përkundrazi plotësojnë programacionin e një televizioni të përbashkët. Kështu që unë me Ermalin ndajmë të njëjtën ditë, që është e shtuna. Të mos na dali njëri përpara të shtunën, ajo është e imja dhe e Ermal Mamaqit, për ditët e tjera nuk mbaj përgjegjësi.

Interesit tuaj nëse do të ketë bashkëpunim ne mes ne të treve unë e kam thënë edhe më parë, unë nuk them kurrë, kurrë. Por, sigurisht bashkëpunimi duhet të vijë sepse e ndjejmë, jo të vijë për hir të diçkaje tjetër. Deri sa ta ndjejmë, ka kohë për atë ditë,”-përfundon Juli.