NUK E KA FAJIN RROGA/ Këto janë arsyet përse jemi pa asnjë “kokërr leku” në xhep – AlpeGossip
NUK E KA FAJIN RROGA/ Këto janë arsyet përse jemi pa asnjë “kokërr leku” në xhep

NUK E KA FAJIN RROGA/ Këto janë arsyet përse jemi pa asnjë “kokërr leku” në xhep

Shumë njerëz besojnë se të kenë më shumë para do t’i zgjidhin problemet e tyre me lekët! Por për fat të keq, nuk është kështu. Nuk jemi “trrokë”sepse nuk kemi para, por sepse kemi shumë probleme me menaxhimin e atyre që kemi. “Forbes” thekson se nëse ke dëshirë të zgjidh njëherë e mirë këtë problem, atëherë duhet të nis dhe të vlerësosh atë çfarë ke, e më pas të fokusohesh tek ajo çfarë kërkon.

Shpenzon shumë kohë duke parë jetën e tjetrit, në vend që të krijosh pasurinë tënde

Të jesh pa asnjë kokërr leku në xhep, lidhet edhe me faktin sesi e menaxhon kohën. Sa kohë shpenzon në “Instagram”, “Facebook” apo “Ëhat’s App” gjatë ditës?! Rrjetet sociale janë platforma shumë të mira për t’u argëtuar, por është akoma edhe më mirë të jeni më të pasur ekonomikisht. Ndaj hiqe fokusin nga të rrisësh like-t në rrjetet sociale, tek të rrisësh zerot e shifrave në bankë. Bëju Zot i vetes, menaxhoje vetë kohën që do të shpenzosh në rrjetet sociale.

Je i fiksuar të nxjerrësh kartën e kreditit

Hiq dorë nga kartat e kreditit dhe blerjet online! Janë një mankth i vërtetë që ua nxin jetën dhe torturoheni me ato njoftimet sesa para jeni në borxh, ende pa nisur mirë muaji. Filloni të bëni blerje vetëm me para në dorë dhe në këtë mënyrë do e menaxhoni më mirë leku. Dedikoje energjinë tënde sesa para do të kursej këtë muaj dhe jo sesa borxh i kam kartës së kreditit.

Shpenzon shumë dhe nuk mendon të investosh

Nuk ka asgjë të keqe të shpenzosh para, por problem qëndron se kur i shpenzojnë nuk mendojmë asnjëherë në nevojat tona afatgjata. Të shpenzosh para ul nivelin e llogarisë që keni në bankë, por ç’do të ndodhte nëse do të investonin?! Sipas “Forbes”, gjithçka nis hap pas hapi dhe investimi mund të nisë edhe me më pak sesa 100 dollarë. Njerëzit që janë më të sigurtë financiarisht, kanë zgjedhur të investojnë para dhe jo ti shpenzojnë në të “premten e zezë”! Ok, mos merrni kot të mendoni se do të pasuroheni menjëherë. Por nis të investosh pak nga pak, në fund të vitit, do të keni disa para më shumë fitim dhe jo vetëm kaq, por do të ndiheni edhe shumë krenarë!