Mozzik dhe Loredana i futen muzikës në ÇIFT: Tani luajmë bashkë të njëjtën lojë… – AlpeGossip
Mozzik dhe Loredana i futen muzikës në ÇIFT: Tani luajmë bashkë të njëjtën lojë…

Mozzik dhe Loredana i futen muzikës në ÇIFT: Tani luajmë bashkë të njëjtën lojë…

Ditën e djeshme Loredana, e dashura e Mozzik, lançoi këngën e saj të parë në tregun gjerman dhe duket se e ardhmja e saj në muzikë premton pasi të gjithë e kanë pëlqyer menjëherë këngën dhe performancën e saj në klip.

A mund të ishte më krenar se kaq Mozzik? E në fakt jo, ndaj dhe nuk e ka kursyer në një postim në Instagram gjithë entuziasmin e tij për të ardhmen. Teksa ka shpërndarë një foto me Loredanën, reperi shkruan: “Tani do ta luajmë këtë lojë bashkë!” – duke nënkuptuar se tashmë që të dy janë pjesë e industrisë së muzikës, priten vetëm gjëra të bukura.

Edhe Loredana nuk e ka lënë mangut një koment me fjalë zemre: “Të dua më shumë se të gjithë në botë. Ti për mua je më i forti!” – ka përfunduar ajo.

Çfarë mbetet të themi ne? Larg syri i keq?