Shënoni datën! Pasi mahniti Europën në “Eurosong”, Eleni Foureira mban koncert gjigand në Tiranë – AlpeGossip
Shënoni datën! Pasi mahniti Europën në “Eurosong”, Eleni Foureira mban koncert gjigand në Tiranë

Shënoni datën! Pasi mahniti Europën në “Eurosong”, Eleni Foureira mban koncert gjigand në Tiranë

Siç dhe e kemi thënë më parë, kjo është vera më e ndezur në Tiranë përsa i përket koncerteve që po mbahen nga këngëtarë me famë botërore në sheshin “Skënderbej”.

Ka qenë një ide shumë e mirë nga Bashkia Tiranë, për t’i bërë ftesë kryesisht këngëtarëve me origjinë shqiptare që kanë ngritur karrierat e tyre të suksesshme jashtë kufijve.

Koncertet e Ermal Metës dhe Rita Orës qëlluan në shenjë ndaj dhe organizatorët preferojnë të mos ndalen. Eleni Foureira, këngëtarja shqiptare e cila përfaqësoi Qipron në “Eurosong” dhe arriti të kualifikohej në “Top 3”, do të mbajë një koncert gjigand në Tiranë në datën 25 korrik.

Vetë këngëtarja e ka lançuar turin e saj muzikor në Instagram. Kryesisht vendet që ajo ka zgjedhur janë Qipro, Spanjë, Greqi, Angli, dhe Hollandë. Ndër to sigurisht që një ndalesë ka vendosur ta bëjë edhe në shtëpinë e saj të parë, në Shqipëri.

Gati për një tjetër koncert të mirë!