MEZI PO E PRISNIT? Fifi jep lajmin, po sjell bashkëpunimin me reperin shqiptar dhe ja kur do publikohet – AlpeGossip
MEZI PO E PRISNIT? Fifi jep lajmin, po sjell bashkëpunimin me reperin shqiptar dhe ja kur do publikohet

MEZI PO E PRISNIT? Fifi jep lajmin, po sjell bashkëpunimin me reperin shqiptar dhe ja kur do publikohet

Fifi nuk i ka ndalur projektet e reja këtë sezon dhe shumë shpejt do t’i sjellë fansave një këngë të re që mezi po e presin.

Këtë herë, Fifi do të vijë në bashkëpunim me reperin e hitit “Betohemi”, Bardhin.

Ky i fundit ka sjellë deri tani vetëm projekte solo, ndërsa kjo do të jetë kënga e parë bashkëpunim për të.

Vetë Fifi ka dhënë lajmin e bukur për këngën e tyre, e cila tashmë sapo është përfunduar.

“Ne sapo e kemi mbaruar, bashkëpunimi jonë del në dhjetor”- ka rrëfyer ajo, pa bërë të ditur ende titullin e këngës.

Megjithatë, Fifi garantoi se projekti i tyre i përbashkët do të jetë një sukses i vërtetë.

Këtë verë, këngëtarja na bëri të gjithve të kërcejmë me bashkëpunimin që solli me Young Zerkën të titulluar “Pa gajle”.

Ndërkohë në fillim të vjeshtës solli një tjetër bashkëpunim. Këtë herë ajo bashkoi forcat me kushëririn e saj Ermal Fejzullahu për të sjellë super këngën  “Përjetësi”.

Videoklipi i kësaj kënge ka një histori tepër interesante të një çifti të dashuruar dhe menjëherë pas publikimit, kënga ka marrë milion klikime në Youtube.