“A DO DONIT MË SHUMË TË QESHURA NË SHTËPINË E BB-VIP?” Aktori i humorit do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme? – AlpeGossip
“A DO DONIT MË SHUMË TË QESHURA NË SHTËPINË E BB-VIP?” Aktori i humorit do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme?

“A DO DONIT MË SHUMË TË QESHURA NË SHTËPINË E BB-VIP?” Aktori i humorit do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme?

Aktori i humorit, Elvis Pupa, ka trazuar rrjetin me një postim të bërë së fundmi. Edhe pse prej vitesh i mungon ekranit shqiptar, ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale.

Në një postim në profilin e tij në “Instagram”, ai ka lënë shumë dyshime për rikthimin e tij në ekranet shqiptare. Madje, kanë nisur edhe aludimet se ai mund të bëhet pjesë e “Big Brother VIP2.

“Respekte!

Për të gjithë ju që më keni shkruar në inbox dhe më pyesni “Kur do të të shohim prapë live?”

Ku do kishit qejf të më shikonit tani afër, jo në rol por live, kështu “si natyra më krijoi”:

Te marketi i lagjes?

Në autobusin e unazës?

Apo në ndonjë reality-show…?

Më thoni, që t’ju them”, shkruan Pupa.

Por ai nuk e ka lënë vetëm me kaq, pasi në “Instastory” ka bërë një tjetër postim ku në të shkruan:

“A do donit më shumë të qeshura në BBV Albania?”. Tani nuk na ngelet tjetër veçse të presim prime-t e reality show-t për të kuptuar nëse do jetë apo jo pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“A do donit më shumë të qeshura në BBV?”/ Aktori