Emina nuk e harron traditën shqiptare, shfaqet e veshur me rroba tradicionale me të bijën (FOTO) - AlpeGossip
Emina nuk e harron traditën shqiptare, shfaqet e veshur me rroba tradicionale me të bijën (FOTO)

Emina nuk e harron traditën shqiptare, shfaqet e veshur me rroba tradicionale me të bijën (FOTO)

Thjeshtësia dhe çiltërsia janë dy ndër tiparet që e karakterizojnë modelen e njohur Emina Cunmulajn. Edhe pse bën një jetë luksoze në SHBA, ajo asnjëherë nuk e ka harruar origjinën e saj dhe shpeshherë e vë në dukje këtë.

Dy ndër tiparet që e karakterizojnë modelen e njohur Emina Çunmulajn janë thjeshtësia dhe çiltërsia. Pavarësisht se ajo bën një jetë luksoze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo duket se për asnjë moment nuk e ka harruar origjinën e saj.

Në postimet e saj të shumta në rrjetin social “Instagram”, Emina lë të kuptohet se nga vjen. Ajo publikon video teksa dëgjohet duke folur shqip me të bijën, apo duke dëgjuar muzikë shqiptare.

Gjithashtu modelja poston foto të ushqimeve tradicionale shqiptare. Por sot ajo ka publikuar një foto së bashku me të bijë, Ella Faria, ku shfaqen me kostum tradicional shqiptar.

“Dje kisha për të punuar rreth një projekti me vajzën time Ella Faria. Ishte shumë speciale për mua, pasi të dyja u veshëm me një nga veshjet e shumta tradicionale shqiptare e quajtur “Dimije e Jelek” ose “Dallama”.