BOMBA E RADHËS! Njihuni me jetën sekrete të 3 Vip-ave shqiptare si kërcimtare në klube nate (FOTO) – AlpeGossip
BOMBA E RADHËS! Njihuni me jetën sekrete të 3 Vip-ave shqiptare si kërcimtare në klube nate (FOTO)

BOMBA E RADHËS! Njihuni me jetën sekrete të 3 Vip-ave shqiptare si kërcimtare në klube nate (FOTO)

Njëra këngëtare, njëra ish-banore e “Big Brother” dhe tjetra Miss, këto janë 3 VIP-at shqiptare që punojnë edhe si kërcimtare në klube nate.

 

Ana Gjoshi e njohur me emrin Ana Geti: ËShtë një nga Miss-et më të njohura shqiptare që ka arritur të fitojë disa kurora, si “Miss Cinema 2017”, “Miss Supranational 2017”, “Miss Disco queen” dhe në top 10 më të mirat në “Miss Albania”.

Ana është ndër Miss-et më të komentuara në Shqipëri dhe fotot që ajo poston në rrjete sociale tërheqin shumë vëmendjen.

Përpos këtyre, Ana ushtron edhe profesionin e kërcimtares në një klub nate. Ajo është shprehur se e adhuron këtë punë.

Kleodiana është një nga ish-banoret e “Big Brother 9” më të komentuara e cila u bë e famshme pikërisht pas hyrjes në shtëpinë e famshme ku tërhoqi menjëherë vëmendjen.

Ish-banorja gjatë qëndrimin në shtëpi deklaroi se punon edhe si kërcimtare nate, profesion të cilin duket se e vazhdon nga sa shihet tek profili i saj në Instagram.

Hitet “Cowboy”, “Sheik”, “Nana dimri”, menjëherë ju kujtojnë Donjeta Kosumin, një nga këngëtaret më të njohura në Shqipëri e Kosovë.

Përpos këngës, Kallashi punonte edhe si kërcimtare, profesion të cilin e ka filluar pasi që në vogëli i pëlqente të kërcente.

Këngëtarja së fundmi ka deklaruar se e ka lënë profesionin e kërcimit dhe rrallëherë publikon video duke bërë twerk në Instagram.