Vdes Annabelle Neilson, modelja dhe ylli i televizionit anglez, shoqja e Kate Moss (FOTO) – AlpeGossip
Vdes Annabelle Neilson, modelja dhe ylli i televizionit anglez, shoqja e Kate Moss (FOTO)

Vdes Annabelle Neilson, modelja dhe ylli i televizionit anglez, shoqja e Kate Moss (FOTO)

Top modele dhe muza e Alexander McQueen, ylli i shfaqjes ‘reality’ angleze  “Ladies of London” dhe shoqja e ngushtë e Kate Moss.

Annabelle Neilson u gjet pa jetë në shtëpinë e saj në Londër. Nuk ka ende informacione për shkakun e vdekjes, edhe pse policia ka përjashtuar menjëherë versionin e vetëvrasjes.

Modelja ishte 49 vjeç.

“Për gjithmonë, u prefsh në paqe!”

Me këto fjalë dhe një foto të të dyjave së bashku, Kate Moss ka dashur t’i japë lamtumirën shoqes së saj më të mirë në Instagram.

Annabelle asnjëherë nuk e ka fshehur të shkuarën e saj të vështirë.

Në fëmijëri vuante nga Disleksia, një lloj sëmundjeje që të krijon vështirësi në të mësuarin e gjërave.

Në moshën 16 vjeçare, gjatë një udhëtimi në Australi ishte viktimë e një sulmi të dhunshëm që e detyroi t’i nënshtrohet kirurgjisë plastike.

“Isha shumë në depresion. Droga për mua ishte një mënyrë për të më larguar nga realiteti. Në një farë mënyre, mund të them se heroina më shpëtoi, ndryshe do të isha vetëvrarë”, kanë qenë fjalët e hershme të modeles.

Në moshën 22 vjeçare ajo bëhet muza e stilistit të famshëm McQueen dhe nis karrierën e saj në botën e modës.

Në vitin 1994 martohet me  Nathaniel, i biri i bannkierit Jacob Rothschild, nga i cili divorcohet tre vite më vonë, duke përfituar miliona, ndaj tërhiqet nga sfilatat dhe ftohej shpesh në televizione.