KANË KALUAR 2 VITE NGA DASMA/ Sokol Balla ka diçka për të thënë për Marinën dhe Getoarin – AlpeGossip
KANË KALUAR 2 VITE NGA DASMA/ Sokol Balla ka diçka për të thënë për Marinën dhe Getoarin

KANË KALUAR 2 VITE NGA DASMA/ Sokol Balla ka diçka për të thënë për Marinën dhe Getoarin

Dy vite më parë, çifti i njohur i showbizit Marina Vjollca dhe Getoar Selimi i dhanë fund beqarisë në një dasmë madhështore që mori vëmendjen e të gjitha mediave dhe që u komentua për ditë me radhë.

Të shumtë ishin të ftuarit VIP, mirëpo siç duket tek njëri prej tyre kjo martesë ka mbetur e paharrueshme. Është pikërisht gazetari, Sokol Balla, ai i cili ka kujtuar ditën e sotme dasmën e dyshes dhe ka thënë dy fjalë për të.

“Unë nuk para shkoj në ngjarje, por dasma para 2 vitesh e 2 miqve të mi Getoar Selimi dhe Marina Vjollca ishte një “s.h.p.ë.rt.h.i.m”. Urime dhe njëherë dy vite më pas, jeni të mirë dhe të bukur sërish”, ka shkruar Balla pranë fotos ku shihet së bashku me Getin dhe Marinën.