HUMBI 20 KILOGRAMË/ Anxhela Peristeri zbulon sekretin që e ndihmoi të binte nga pesha – AlpeGossip
HUMBI 20 KILOGRAMË/ Anxhela Peristeri zbulon sekretin që e ndihmoi të binte nga pesha

HUMBI 20 KILOGRAMË/ Anxhela Peristeri zbulon sekretin që e ndihmoi të binte nga pesha

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Anxhela Peristeri ka qenë shumë e komentuar së fundmi për ndryshimin që ka pësuar në trup duke u shfaqur në super formë.

Këtë ia vuri në dukje edhe Rudina ditën e sotme gjatë emisionit duke e komplimentuar këngëtaren për pamjen e re.

Gjatë intervistës Anxhela zbuloi se ka rënë 20 kilogramë dhe ka arritur të humbasë peshë falë dietës, kërcimit dhe palestrës.

“Humba 15 kilogramë 6-mujorin e parë dhe 5 kilogramë të tjera pa mbajtur dietë. Kilogramët i hoqa me dietë, balet dhe stërvitje. Kam eksperimentuar shumë shpesh që të bie nga pesha. Herët e tjera për shkak se rashë shpejt në peshë, i rifitova shpejt kilogramët. Kurse këtë herë vendosa të dobësohem gradualisht dhe ka rezultuar shumë mirë sepse nuk kam marrë kilogramë gjatë 3-mujorit që nuk jam stërvitur.

Kam ndërprerë vetëm karbohidratet dhe ëmbëlsirat. Në fillim i ndërprerva fare, pastaj i minimizova duke i përdorur 1 herë në 3 ditë ose 1 herë në javë. Në darkë ndonjëherë edhe nuk ha fare sepse tani më është zvogëluar edhe stomaku dhe nuk më merr shpesh uria. Në mëngjes ha vezë të zier, kos ose banane, një mëngjes i lehtë. Nuk kam shumë oreks në mëngjes. Me zor e ha dhe atë që ha”, tregoi Anxhela.