NUK U PANË BASHKË/ Por ja si Donaldi e kujton Beatrix para një publiku të tërë (VIDEO) – AlpeGossip
NUK U PANË BASHKË/ Por ja si Donaldi e kujton Beatrix para një publiku të tërë (VIDEO)

NUK U PANË BASHKË/ Por ja si Donaldi e kujton Beatrix para një publiku të tërë (VIDEO)

Donald Veshaj ka nisur të shijojë jetë e natës menjëherë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë në një klub së bashku me vëllanë binjak, Romeon dhe disa miq të tij.

Aty kanë qenë gjithashtu edhe disa ish-banorë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por që është vënë re mungesa e Beatrix Ramosajt.

Por nga postimet në rrjetet sociale, vihet re se aktori i humorit është siguruar që ta kujtonte atë para një publiku të tërë. Ai, Elgiti dhe Romeo ishin në skenë duke kënduar e kërcyer. Performanca e tyre u mbyll me këngën “Nën një portokalle”, e cila u mor si një dedikim për Beatrixën.

Kjo për shkak se ata janë puthur për herë të parë në “Big Brother VIP” me këtë këngë në sfond.

VIDEO