Një nga këngëtaret shqiptare që shquhet për zërin dhe vokalin e padiskutueshëm është padyshim Anjeza Shahini.
Ajo është fituesja e edicionit të parë në “Ethet e së premtes Mbrëma” dhe e renditur e 7-ta në Eurovizion, një nga pozicionet më të larta të arritura nga këngëtarët shqiptare.
Tashmë këngëtarja Anjeza Shahini jeton jashtë vendit me bashkëshortin e saj diplomatin anglez Paul Edward Conolly.
Por ajo çfarë në bie më tepër në sy te Anjeza është stili i saj në të veshur. Gjithnjë “casual”, gjithnjë me ngjyra dhe gjithnjë mjaft e rehatshme.
Në fotot e fundit të publikuara prej saj në rrjete sociale shohim se tashmë Shahini i është besnike një stili në të veshur dhe nuk e ndryshon.