Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë pasur mbrëmë një debat shumë të fortë me njëri-tjetrin. Gjithçka nisi në momentin kur moderatorja u detyrua që të prishte misionin sekret të vajzave, pasi këngëtari e kishte mbyllur në një cep te lavamani i tualetit dhe ajo nuk po ndihej mirë.
Edhe pse Kiara i thoshte se po i merrej fryma, Luizi sërish nuk largohej. Duke parë se Ejlli do vazhdonte gjatë kështu, vajzat i thanë Titos që të fliste me djemtë.
Gjatë debatit, këngëtari i thotë moderatores që e ka lënë edhe herë të tjera aty dhe ajo vetëm ka qeshur. Pastaj shton ‘mos më del klaustrofobike si Olta’.
Pjesë nga biseda:
Kiara: Më vjen inat se nuk e vure re realisht se po më merrej fryma
Luizi: Për fajin tim?
Kiara: Po
Luizi: Do të fus sërish sot, nesër. Të kam futur 100 herë dhe vetëm ke qeshur. Nuk të është marrë fryma. Mos më bëj mua këto filma, po më del klaustrofobike si Olta
Kiara: Nuk thashë se jam klaustrofobike, se kam ankth, asgjë. Më kapi një moment nervozizmi që nuk po më kuptoje, nuk po flisja dot, u bëra qull në djersë.
Luizi: Ke ardhur në “Big Brother”, ke ardhur me luajtur. Do ketë sfida. Qetësohu. Kur të qetësohesh, mendohu. Mendohu nga fillimi dhe pastaj më gjyko.
Kiara: Nuk mund ti shmang reagimet e momentit. Nëse mendoni 24 orë për lojë, unë nuk e bëj.