“DRITA E SYVE TË MI…”/ Jonida Vokshi i dedikon fjalë zemre së bijës për 8-mujorin e lindjes (FOTO) – AlpeGossip
“DRITA E SYVE TË MI…”/ Jonida Vokshi i dedikon fjalë zemre së bijës për 8-mujorin e lindjes (FOTO)

“DRITA E SYVE TË MI…”/ Jonida Vokshi i dedikon fjalë zemre së bijës për 8-mujorin e lindjes (FOTO)

Vogëlushja e moderatores Jonida Vokshi dhe regjisorit Besnik Krrapi, ditën e sotme bën 8 muaj që ka ardhur në jetë.

Moderatorja bukuroshe, Jonida Vokshi ka zgjedhur të shprehë publikisht fjalë të ëmbla, dedikuar së bijës: “Drita e syve të mi sa shpejt po rritesh”.

=

Këtë dedikim emocionues Vokshi e ka bërë në InstaStory, dhe e ka shoqëruar me foton e tortës.

Kujtojmë se më 18 qershor të vitit që lamë pas, çifti Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë.

Çifti i vendosën princeshës emrin Emi dhe përgjatë kësaj kohe kanë shpërndarë foto të shumta kushtuar vogëlushes.

Ndyshe nga nënat e tjera të njohura, ajo nuk ka ngurruar që të shpërndajë edhe foto të plota të portretit të vogëlushes.

Emi u ka ndryshuar jetën çiftit, gjë që ato e tregojnë këtë shpeshherë nëpërmjet fotove dhe dedikimeve që shpërndajnë në rrjetet e tyre sociale.

Para pak kohësh Jonida Vokshi ka bërë dy tatuazhe në trup dedikuar të voglës Emi, të cilët i ndau me ndjekësit në Instagram.

Ajo gdhendi në dorë emrin e të bijës, ndërsa në shtyllën kurrizore shkroi: “Faleminderit Zot!”, dhe me këtë i referohej dhuratës më të bukur që Zoti i ka bërë, vogëlushen e saj.