VAZHDON TË JETË NË QENDËR TË VËMENDJES/ Adelina dhe Serjoza nisin pushimet, pamjet nga resorti luksoz (FOTO) – AlpeGossip
VAZHDON TË JETË NË QENDËR TË VËMENDJES/ Adelina dhe Serjoza nisin pushimet, pamjet nga resorti luksoz (FOTO)

VAZHDON TË JETË NË QENDËR TË VËMENDJES/ Adelina dhe Serjoza nisin pushimet, pamjet nga resorti luksoz (FOTO)

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ka qenë shumë e komentuar që prej ditës kur u zbulua lidhja me avokatin maqedonas Serjoza Markov dhe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pasi publiku është kurioz të dijë mbi të rejat e fundit nga çifti.

Së fundmi çifti kanë udhëtuar për të nisur pushimet dhe aktualisht ndodhen në një resort në Turqi.

Nga atje Adelina ka postuar disa video ku tregon dhomën e gjumit dhe pamjen që ofron ballkoni nga i cili shihet pishina gjigante.

Nuk dihet nëse këngëtarja e ka marrë me vete vogëlushin Jon apo do i kalojë këto pushime në çift.

Sa i përket aspektit profesional, Adelina ka deklaruar se shumë shpejt do të vijë me një këngë të re që do bëhet hit në Ballkan.