“A ju del llogaria me klikimet që blini?” Ronela Hajati SULMON KEQ kolegët e saj (FOTO) – AlpeGossip
“A ju del llogaria me klikimet që blini?” Ronela Hajati SULMON KEQ kolegët e saj (FOTO)

“A ju del llogaria me klikimet që blini?” Ronela Hajati SULMON KEQ kolegët e saj (FOTO)

Këngëtarja Ronela Hajati ka sulmuar keq të gjithë kolegët që mburren me miliona klikimet në YouTube, në vetëm pak orë pas publikimit të këngëve.

Në një publikim në Instastory, Ronela akuzon kolegët për blerjen e klikimeve dhe thotë se as Rihanna nuk bën dot 4 milionë klikime në ditë.

“A ju del kështu llogaria me këto klikimet që blini? Kot po pyes se mua s’më del. 4 milionë në ditë as Rihanna si bën morë vëllezër e motra, apo ça është Rihanna para nesh thuaj “, shkruan Ronela.

Këngëtarja nuk përmend asnjë emër por nisur nga publikimet e fundit dyshojmë se bëhet fjalë për reperin Noizy i cili ka arritur 5 milionë klikime me “Toto” të publikuar 5 ditë më parë dhe Luana Vjollcën me 4 milionë klikime me “M’i dhe flakë mallit tim”, publikuar 1 javë më parë.

Ronela Hajati ka vetëm 5 ditë që ka publikuar këngën ritmike “Do ta luj” dhe deri më tani ka marrë 885 mijë klikime në YouTube.