Nga Çiljeta deri tek Fatma Haxhialiu ja kush janë 3 vajzat që na habitën me aftësitë e tyre në kuzhinë (VIDEO) – AlpeGossip
Nga Çiljeta deri tek Fatma Haxhialiu ja kush janë 3 vajzat që na habitën me aftësitë e tyre në kuzhinë (VIDEO)

Nga Çiljeta deri tek Fatma Haxhialiu ja kush janë 3 vajzat që na habitën me aftësitë e tyre në kuzhinë (VIDEO)

“Për drekë me mua” është një nga programet më të këndshëm për t’u parë mesditën e së dielës. Kjo rubrikë të cilës Ardit Gjebrea bashkë me Blerina Bombajn i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë vendos në qendër të vëmendjes VIP-at e ekranit tonë të cilët tregojnë aftësitë në kuzhinën e shtëpisë së tyre.

Që prej sezonit të kaluar kjo rubrikë pati shumë shikueshmëri duke qenë se kuzhina është vendi më i lirshëm të cilit sado i impostuar me kamerat të jesh ndjen një lirshmëri të pamasë. Shumë personazhe hapën dyert e shtëpisë së tyre për të gatuar për dy miq të tjerë të ekranit. Prej disa javësh ka nisur sezoni i ri pë këtë rubrikë në të cilën ndryshe nga më parë pamë të vendosura në rolin e chef-es së kuzhinës 3 vajza të ekranit që në fakt i kemi njohur si testuese të mira në cilësinë e ushqimit ama për të gatuar nuk është se është gjëja që dinë të bëjnë më mirë! Epo ja që na befasuan në “Për Drekë me mua” !

Arjola Shehu

Le ta nisim me Arjola Shehun. Ajo është moderatore në fakt në një emision ushqimi, “Kush vjen për drekë”, edhe pse në fakt nuk di të gatuajë vet, por vetëm provon ato që të ftuarit e saj gatuajnë në kuzhinën e këtij emisioni. Në të dielën e saj të gatimit Arjola e tha që në fillim se gatimi nuk ishte pika e saj më e fortë. Që në fëmijëri në familjen e saj gatuante gjyshja apo mami dhe ajo ishte një degustuese për t’u marrë shembull edhe pse në fakt shëndetshëm kishte filluar

të kosnumonte vetëm gjatë kohës që nisi programin e saj në Tv Klan. Dreka e Arjolës kishte këto pjata:
Pjata 1:Nata e parë/Supë dhe sallatë
Pjata 2: Insta Girls/Salmon me pomodorini dhe ulklinj pa bërthamë të cilën e kishte përgatitur më përpara.
Pjata 3: Audicion/Cheescake
Elementë shtesë: Bukë e thekur me krem përsipër: gjizë, gogozhare, majdanoz, stika, pishe vaj ulliri.

Me një fletë përpara Arjola ia doli si një nxënëse e mirë të zbatonte rregullat e një gatimi duke u përpjekur të ndjekë me përpikmëri këshillat e mamit apo të Blerinës. Për të nuk është se ishte shumë e vështirë pasi në grup kishte dy meshkuj; Erion Isai dhe Bes Kallaku. Edhe pse ta tregosh publikisht se nuk di të gatuash por ia del më së miri edhe kur ke kamerat përballë, Arjola e arriti qëllimin e saj.

Fatma Haxhialiu

Fatma Haxhialiun mjafton ta ndjekësh në Instagram dhe e di që është një adhuruese e ushqimit të shëndetshëm. Edhe ajo është një degustuese shumë e mirë sidomos e ëmbëlsirave por kur vjen puna tek gatimi nuk është se ka marrëdhëniet më të mira të mundshme. Dështimi i saj në gatim siç edhe e tha është keku por ama ajo e di mirë se në një tavolinë ku hahet shëndetshëm duhet të ketë ngjyra pra perime.

Tre pjatat e Fatmës ishin këto:
Pjata 1:Sevdaja e gjyshes/ Pispili + Tarator
Pjata 2:Thumb Vienez/Biftek i mbushur
Pjata 3: Sa më…aq më/Zup me shumë kafe

Moderatorja e Thumb ishte përqëndruar më së shumti tek tradita e Beratit, vendit të saj dhe preferoi që në shtëpinë e saj dy kundërshtaret të konsumonin ushqime tradicionael të të zonjës së shtëpisë.
Edhe pse dy kundërshtaret e thumbuan fillimisht në fund e komplimentuan për drekën e përgatitur. Konkurrentet, që shijuan të treja pjatat, dolën në përfundimin që s’kishin fare sevda për gjyshen, aq më tepër për thumbat vienez, por u dorëzuan plotësisht para zupit fantastik “Sa më…, aq më…”.
Ja që edhe Fatma tregoi se po të dëshirojë mund të bëjë edhe amvisën e mirë.

Çiljeta Xhilaga

E kishit imagjinuar ndonjëherë Çiljeta Xhilagën si zonjë shtëpie madje edhe me një përparëse të vendosur? Epo ishte rradha e saj të tregonte këtë të dielë se përveçse një këngëtare me forma seksi dhe që çmend publikun në videklipet e saj, di të bëjë edhe amvisën. Fernando djali i saj e ka shtyrë që të mësojë receta të ndryshme në mën yrë që ti gatujë të birit receta të shëndetshme. Në drekën e saj tre pjatat e Çiljetës ishin:
Pjata 1:Edhe kështu edhe ashtu/sallatë fshati
Pjata 2:Cucë dibrane/ Jufka me zogj fshati
Pjata 3:S’ke ku vete/Sheqerpare
Konkurrentët Albani dhe Genti mbetën mjaft të surprizuar nga dreka, të cilën e shijuan dhe e vlerësuan me 58 pikë./Blitz.al/