“LUTESHA TË VDISJA I PARI”/ Këngëtari shqiptar tregon historinë e trishtë të jetës – AlpeGossip
“LUTESHA TË VDISJA I PARI”/ Këngëtari shqiptar tregon historinë e trishtë të jetës

“LUTESHA TË VDISJA I PARI”/ Këngëtari shqiptar tregon historinë e trishtë të jetës

Tek “Rudina” pasditen e sotme ishte këngëtari i njohur i ish-grupit Kthjellu, Mentor Haziri i cili gjatë emisionit rrëfeu një ngjarje të dhimbshme nga jeta e tij në kohën e luftës në Kosovë.

“Në kohën e luftës kur filluan bombardimet ne ikëm në një fshat në Kosovë dhe 2 javë më vonë filluan të na sulmojnë forcat serbe.

Në orën 08:00 të mëngjesit kemi dalë 500 veta në mal dhe aty na kanë kapur të gjithëve, na kanë mbajtur disa orë dhe na kanë plaçkitur.

Më pas na vunë në rend për të na vrarë, ndanë burrat veç dhe gratë veç dhe prisnin urdhër për të na vrarë. Është histori shumë e dhimbshme. Në ato momente ajo çfarë mendon një njeri është që të vdesë i pari që të mos shohë se çfarë do të ndodhë.

Lutesha të vdisja i pari”, është shprehur Mentor Haziri dhe shtoi se në fund nuk u vra askush.