Majk u kap MAT duke u puthur me të dashurën e re, por ky ''thumbim'' i Majlindës për reperin është shumë i rëndë! (FOTO) - AlpeGossip
Majk u kap MAT duke u puthur me të dashurën e re, por ky ”thumbim” i Majlindës për reperin është shumë i rëndë! (FOTO)

Majk u kap MAT duke u puthur me të dashurën e re, por ky ”thumbim” i Majlindës për reperin është shumë i rëndë! (FOTO)

Prej disa kohësh është përfolur gjatë në media se reperi i njohur Majkaveli është në një lidhje me modelen kosovare Melita Nushi. Edhe pse janë kapur disa herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ata asnjëherë nuk kanë pranuar se ka diçka midis tyre. Por ditën e djeshme, reperi dhe modelja janë kapur mat së bashku në një event mode që është zhvilluar në Prishtinë ku janë parë duke u puthur.

Pasi lajmi mori dhenë, nuk mund të mungonte një reagim nga ish-partnerja e Majk, Majlinda Zeka. Përmes një postimi në instastory, Majlina ka thumbuar babain e të birit të saj, Roan.

‘Të pasurit maskë të lodh. Pjesa më e lodhshme është të pretendosh të jesh dikush që e di që nuk je’ – shprehet Zeka në postimin e bërë teksa në anën tjetër shijon pushimet në Shqipëri me shoqet.