“KËRKOJ NDJESË”/ Shpat Kasapi reagon pas deklaratës që ka dhunuar ish të dashurën – AlpeGossip
“KËRKOJ NDJESË”/ Shpat Kasapi reagon pas deklaratës që ka dhunuar ish të dashurën

“KËRKOJ NDJESË”/ Shpat Kasapi reagon pas deklaratës që ka dhunuar ish të dashurën

Shpat Kasapi ishte i ftuari i rradhës i Ermal Peçit në programin ‘E diela jonë’. Mes shumë rrëfimeve ai foli për vendimin e ardhjes përfundimtare në Tirane dhe raportin unik me të birin.

‘Roeli ka qënë arsyeja e parë që u largova nga Maqedonia. Arsyeja e dytë ishte që të gjithë bashkëpunëtorët e mi i kam në Tiranë dhe do e kem më të lehtë për karrierën time. I kam thënë dhe mamit të vij në Tiranë por nuk pranoi sepse ka angazhimet e veta.

Roeli është shoku më i mirë i jetës sime. Më jep shumë dashuri dhe shpenzoj kohën më të madhe për të.

Para disa javëve u komentua shumë në rrjet një pjesë interviste e tij për dhunën që ka ushtruar ndaj ish partneres së tij. Koha për ndjesë?

‘Qesha me atë histori sepse e trajtova si një gjë që më ka ndodhur kur kam qënë fëmijë. Unë kërkoj ndjesë por e kanë keqkuptuar. I lutem portaleve të mos i marrin dhe mos krijojnë keqkuptime të tilla’ – vijoi Shpati.