FESTON 2 VJETORIN/ Suada Sherifi shkruan urimin e ndjerë për të bijën (FOTO) – AlpeGossip
FESTON 2 VJETORIN/ Suada Sherifi shkruan urimin e ndjerë për të bijën (FOTO)

FESTON 2 VJETORIN/ Suada Sherifi shkruan urimin e ndjerë për të bijën (FOTO)

Ditën e sotme vajza e Suada Sherifit feston dy vjetorin. Ditën e veçantë për Deizin e përjeton me më shumë emocion e ëma e cila e ka nisur ditën me urimin e ndjerë dedikuar së voglës.

“Kur isha fëmijë lexoja mitologjinë greke dhe besoja vërtetë se në majën e Olimpit ekzistonin 12 Zota me dhunti të ndryshme. Një Zot e di sa shumë ëndërroja të bëhesha edhe unë perëndeshë!

Ti më bën të ndihem e tillë sa herë më thërret mami, plus që ti ndryshe nuk do përballoheshe pupushe. Duhet vërtetë të kesh fuqi të mbinatyrshme. Sonte në 2-vjetorin e lindjes tënde u desh që ne të jemi në Athinë shumë afër Akropolit. Mbase Zeusi donte të takonte personalisht atë fëmijën që kur e do diçka mund ta shembi gjithë Athinën vetëm me një ulërimë! Edhe 1000 vite të tjera të lumtura plot dashuri jeta ime”,-shkruan krahas fotos së vajzës Suada.

Kujtojmë se  ish-missi është larguar prej kohësh nga televizioni për t’iu përkushtuar së bijës dhe nuk ka në plan të kthehet momentalisht pasi puna që po merr vëmendjen e saj është biznesi.