U dëgjuan lutjet tona! Si t’i injorosh personat e padëshiruar në Instagram pa i bërë “unfollow” – AlpeGossip
U dëgjuan lutjet tona! Si t’i injorosh personat e padëshiruar në Instagram pa i bërë “unfollow”

U dëgjuan lutjet tona! Si t’i injorosh personat e padëshiruar në Instagram pa i bërë “unfollow”

Instagrami më në fund i dëgjoi lutjet tona. Tani ka një opsion që të lejon të bësh “mute” të gjitha postimet e një personi të padëshiruar pa i bërë “unfollow”.

Ky opsion heq automatikisht të gjitha postimet e personit në fjalë nga “Newsfeed”-i ynë, pa e kuptuar personi në fjalë.

Një gjë e tillë ka qenë e pranishme për një kohë të gjatë në rrjetin social rival si “Twitter”. Por kurrë nuk ka qenë i disponueshëm në Instagram, duke i detyruar njerëzit që të shohin postime të mërzitshme ose të rrezikojnë të ofendojnë njerëzit e tjerë duke i bërë ata “unfollow”.

 

Ky opsion do të jetë i disponueshëm fillimisht për një “numër të vogël” të përdoruesve të iOS. Më pas do të shtrihet në të gjitha llogaritë e Instagram-it në javët e ardhshme.

 

E njëjta veçori mund të përdoret edhe në Facebook duke klikuar “unfollow” në profilin e një personi, që do të thotë se postimet e tyre do të ndalojnë të shfaqen të faqja juaj, por asgjë tjetër nuk do të ndryshojë.

Burimi: The Independent