Këngëtar i R&B, R Kelly është paditur, tashmë jo vetëm për abuzim seksual, por edhe për ngjitje të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
Një 20-vjeçare ka ngritur padi duke pretenduar se këngëtari në mënyrë të paligjshme i ka dhënë alkool, e ka sulmuar dhe i ka ngjitur një sëmundje seksualisht të transmetueshme.
Sipas padisë, Faith Rodgers thotë se ishte 19 vjeçe kur u takua për herë të parë me këngëtarin vitin e kaluar pasi Kelly performoi në San Antonio të Teksasit.
Rodgers tregon se ka qenë në një lidhje 1 vjeçare me Kellyn.
Por sipas saj 51-vjeçari i ka dhënë alkool gjatë takimit të tyre të parë. Sipas padisë, ai qëndoi në kontakt me Faith pasi u largua nga Teksas duke i thënë se do të kishin një marrëdhënie romantike afatgjatë.
Disa javë më vonë, Kelly mori Rodgers në New York për një nga koncertet e tij dhe e dërgoi në një hotel, thotë ajo.
Pas shfaqjes së Kelly, Rodgers pretendon se këngëtari erdhi në dhomën e saj, e shpërfilli deklaratën e saj se nuk ishte e gatshme të kryente marrëdhënie seksuale dhe kreu marrëdhënie jo konsensuale gojore dhe vaginale.
Si rezultat, 20-vjeçarja thotë se iu mori sëmundjen e herpes nga këngëtari.
Ajo pretendon se Kelly e ka filmuar pa pëlqimin e saj, e ka mbyllur në një dhomë si dënim që nuk e kënaqte seksualisht dhe iu nënshtrua abuzimit.
Përfaqësuesi i Kelly nuk ka pranuar të komentojnë për këtë histori.
Këto janë akuzat e fundit pas një seri akuzash për sjellje të pahijshme seksuale kundër Kelly i cili kohët e fundit u bë subjekt i një lëvizje online në #MuteRKelly.