ELIZA HOXHA BËHET NOSTALGJIKE/ Kujton kohën kur realizonte albume (FOTO) – AlpeGossip
ELIZA HOXHA BËHET NOSTALGJIKE/ Kujton kohën kur realizonte albume (FOTO)

ELIZA HOXHA BËHET NOSTALGJIKE/ Kujton kohën kur realizonte albume (FOTO)

Këngëtarja, Eliza Hoxha vazhdon të përflitet nga publiku për hitet që dikur solli dhe zërin e veçantë.

Meqë është aktive në rrjetet sociale, në Instagram së fundmi publikoi dy foto me të cilat kujton albumet e saj.

“Dy albumet e mia – nostalgji e dashni. 2002&2003”, ka shkruar ajo bashkangjitur fotove.

Eliza tashmë është profesoreshë në Fakultetin e Arkitekturës e këtë vit po ashtu, është në garë në festivalin e këngës në RTSH, për të përfaqësuar Shqipërinë në ‘Eurovision 2019’.