KËNGËTARI SHQIPTAR MASKOHET SI LYPËS/ Ja çfarë i ndodh në rrugët e Tiranës (FOTO) – AlpeGossip
KËNGËTARI SHQIPTAR MASKOHET SI LYPËS/ Ja çfarë i ndodh në rrugët e Tiranës (FOTO)

KËNGËTARI SHQIPTAR MASKOHET SI LYPËS/ Ja çfarë i ndodh në rrugët e Tiranës (FOTO)

Ditën e sotme në emisionin “Wake up” ka qenë i ftuar artisti dhe këngëtari shqiptar Besmir Sulaj, i cili ka treguar diçka më shumë për një eksperiment social që zhvilloi disa ditë më parë në rrugët e Tiranës. Besmir kishte  zgjedhur që të vishej si një lyps dhe të endej rrugëve të kryeqytetit për të parë reagimet e njerëzve.

I veshur me rroba të grisura dhe të vjetra ai është shtangur nga reagimet aspak të mira të njerëzve. Besmiri ka rrëfyer se njerëzit e kanë parë atë si një të pashpresë dhe gjatë gjithë kohës largoheshin prej tij.

“Kishte nga ata që më ofenduan, më shihnin me arrogancë ose ishin indiferentë”, tregoi ai.

Ndërsa ndryshe nga njerëzit në rrugë që nuk i erdhën në ndihmë, ai ka mbetur i habitur nga ndihma që lypsët e tjerë i dhanë.

“Kam takuar shumë lypsa të tjerë. Vura re që ata brenda komunitetit kishin një ndihmesë për njëri tjetrin. Më pyetën a isha i ri në rrugë më thanë a kisha nevojë për të ngrënë. Ai donte të hiqte bukën e vetë për të ma dhënë mua”, tregoi Sulaj për emisionin.