TEKSA MENDONTE VDEKJEN GJATË AKSIDENTIT/ Eni Çobani i ka thënë vetëm 3 fjalë prekëse mikeshës që e shoqëronte – AlpeGossip
TEKSA MENDONTE VDEKJEN GJATË AKSIDENTIT/ Eni Çobani i ka thënë vetëm 3 fjalë prekëse mikeshës që e shoqëronte

TEKSA MENDONTE VDEKJEN GJATË AKSIDENTIT/ Eni Çobani i ka thënë vetëm 3 fjalë prekëse mikeshës që e shoqëronte

Në muajin janar të këtij viti, juristja e njohur Eni Çobani së bashku me ministren për Dialog të Kosovës Edita Tahiri e cila është mikesha e saj, pësuan një aksident, ku makina ra nga një lartësi prej 24 metrash.

Aksidenti ndodhi në vendin e njohur si “Kthesa e Xhanës” në Tropojë dhe ajo ditë është gdhendur njëherë e përgjithmonë në memorien e Enit.

Ngjarjen dhe ndjesitë që përjetoi atë ditë ajo nuk ka ngurruar që herë pas here t’i bëjë publike në daljet e ndryshme televizive, duke treguar se ka parë vdekjen me sy.

Mirëpo ditën e sotme, teksa po fliste për aksidentin në emisionin “Rudina”, Çobani për herë të parë ka rrëfyer një detaj mjaft prekës.

Eni pohoi se teksa po rrokullisej me makinë, mban mend që i ka thënë mikeshës së saj vetëm tre fjalë: “Edita, më fal!”

Këto fjalë janë fiksuar në mendjen e Editës e cila i ka rrëfyer Enit se aksidentin e ka harruar, por fjalët që ajo i ka thënë, jo.