Xhavit Novolani është sipërmarrësi i njohur nga Kosova i cili prej më shumë se 35 vitesh krijon në mënyrë artizanale çanta dhe aksesorë tërësisht autentike. Së fundmi unazat që mbajnë markën “Jawii Bags” janë zgjedhur edhe nga producenti i famshëm i filmave në Hollywood, Albert S Ruddy si aksesorë të aktorit kryesor Edi Mehana, në filmin më të ri “A Gunman Curse”.
Prodhimi i ri i Hollywood vjen me regji të Ezeqeuil dhe prodhuar nga Albert S Ruddy, producenti i famshëm i “Godfather” dhe “The million dollar baby”. Punimet autentike të unazave nga Jawii Bags të prodhuara me dorë, do të kemi mundësi t’i shohim gjatë gjithë filmit i cili është prodhim i vitit 2018.