Përse aknet në mjekër nuk shërohen aq shpejt sa të tjerat, cilët janë hapat e duhur për t’i eleminuar – AlpeGossip
Përse aknet në mjekër nuk shërohen aq shpejt sa të tjerat, cilët janë hapat e duhur për t’i eleminuar

Përse aknet në mjekër nuk shërohen aq shpejt sa të tjerat, cilët janë hapat e duhur për t’i eleminuar

Kur bëhet fjalë për aknet, gjëja e fundit që do të donit është t’ju shfaqen në pjesë të dukshme të fytyrës si për shembull balli, faqet, goja apo mjekra.
Duke u ndalur tek kjo e fundit, është besuar gjithmonë se prania e akneve në zonën e mjekrës pralajmëron ardhjen e ciklit menstrual, por jo gjithmonë ndodh kështu. Sipas hartës së akneve të fytyrës, hartuar nga mjekësia tradicionale kineze, aknet poshtë, mbi apo rreth mjekrës krijohen si pasojë e çrregullimeve hormonale, konsumit të ushqimeve që përmbajnë shumë yndyrë dhe sheqer, abuzimi me simulantët si kafeina dhe alkooli,qëndrimi zgjuar deri natën vonë apo stresi. Po çfarë janë aknet? Aknet janë një çrregullim kronik që përfshijnë inflamacionin e njësisë së qimes dhe gjëndrës dhjamore. Problem i akneve nis që në momentin kur qelizat e vdekura të lëkurës së bashku me yndyrën bllokojnë poret. Kur keni vetëm disa papula të kuqe dhe ndonjë pikë të zezë në fytyrë atëherë i përkisni grupit me formën e lehtë të aknes. Në rastet kur në fytyrë gjeni jo vetëm papula të kuqe, por edhe qelb, atëherë bëni mirë të shqetësoheni. Në artikullin e sotëmë Living, do t’ju tregojë hap pas hapi si të trajtoni aknet në mjekër që janë edhe më të vështirat për t’u eleminuar.

 

1.Hapi i parë që duhet të ndërmerrni është të organizoni regjimin tuaj ushqimor: Hiqni dorë nga nënproduket e qumështit, mishi i kuq (sidomos ai i derrit), ushqimet e skuqura, kripa dhe sheqeri i bardhë. Ju këshillojmë tëpërfshini në vaktet tuaja fruta dhe perime, drithera integrale, fruta të thata, vezë dhe fara lini e Chia. Pini sa më shumë ujë pasi ndihmonë lëkurën të jetë gjithmonë e hidratuar.

2.Pastrimi i fytyrës: Një hap tjetër i rëndësishëm është pastrami i vazhdueshëm i fytrës. Ju këshillojmë të përdorni një sapun që i përshtatet pH-it të lëkurës pa përmbajtje vajore. Ju këshillojmë po ashtu që të krijoni një tonik natyral në kushte shtëpie. Zieni lëkurën e një ananasi, ky frut ekzotik ka në përmbajtjene tij bromelinë, një përbërës i fuqishëm me veti antiinflamatore. Shtoni 1 litër ujë, 15 pika nga vaji i pemës së çajit dhe 15 pika vaj esencial kamomili. Pasi të ketë zier për 30 minuta. Filtrojeni dhe përdoreni si tonik disa herë gjatë ditë.