E DASHURA E RE/ 8 gjërat që nuk i dinim për modelen në krahë të Faton Shoshit (FOTO) – AlpeGossip
E DASHURA E RE/ 8 gjërat që nuk i dinim për modelen në krahë të Faton Shoshit (FOTO)

E DASHURA E RE/ 8 gjërat që nuk i dinim për modelen në krahë të Faton Shoshit (FOTO)

Pas ndarjes nga këngëtarja Era Istrefi, producenti nga Kosova, Faton Shoshi, bëri publike lidhjen e tij me modelen Gresa Hoti.

Shumë prej jush ndoshta po e lexoni për herë të parë emrin e saj, por brunia bukuroshe ka disa vite që është bërë pjesë e botës modelingut jashtë kufijve shqiptarë.

Për të mësuar më shumë rreth partneres së re të Fatonit, ne të “Iconstyle.al” gërmuam dhe zbuluam disa detaje:

1.Sa vjeç është Gresa Hoti?

Mund të japë apo jo për moshën që ka, por modelja nga Kosova sapo ka hyrë në të 20-tat. Ajo ka lindur më 27 mars të 1997-s (21 vjeçe) dhe është në lule të rinisë.

2.Ku jeton?

Duket se është paksa e vështirë të kapësh për një kohë shumë të gjatë Gresa Hotin në një vend, pasi në sezone të ndryshme vendndodhja e saj nëpër shtete ndryshon.

Vendbanimi i saj është Italia, Milano, por vetëm brenda këtyre 8 muajve ajo ka lëvizur nëpër Gjermani, Spanjë, Francë, Maltë dhe Meksikë.

3.Fëmijëria dhe adoleshenca
Modelja me origjinë nga Kosova ka qenë po kaq e bukur edhe e vogël. Fotot na e dëshmojnë:

Dhe ka një ngjashmëri të habitshme me Gigi Hadid kur ajo ishte rreth së njëjtës moshë:

Në adoleshencë duket se ka qenë një vajzë rebele…

Ndërsa tani e quan veten një “shpirt i lirë”.

4.Është shumë e lidhur me familjen

Nga postimet e saj, Gresa na lënë të kuptojmë se ka një lidhje të ngushtë me prindërit dhe vëllain 13-vjeçar, Dion.

Nëpër festa të ndryshme apo udhëtime ata janë thuajse gjithmonë të katërt.

5.Ka një super tatuazh
Në shpatullën e saj të djathtë modelja ka një tatuazh, të shkruar në gjuhën italiane. Por në shumë nga fotot do të çuditeni pse nuk i duket.

21-vjeçarja zgjedh shpesh ta mbulojë nëpër foto, ose në ato profesionale ku reklamon veshjet, tatuazhi është i fshirë me “photoshop” ose makijazh.

6.Revistat e famshme ku ka pozuar
Gresa është pikasur fillimisht nga agjencia MG Modeling. Ajo është bërë pjesë e disa revistave të njohura në Itali, duke pozuar edhe për disa nga markat vendase.

Për “Glamour Italia”:

Për “Cosmopolitan Italia”:

Modele për bizhuteritë:

Fustanet e nuseve:

Sfilata:

7.Stili i veshjes

Gresa ka krijuar një stil të sajin të të veshurit dhe më shumë i pëlqejnë ato sportive. Është e veçantë duke krijuar kombinime mes stileve të ndryshme dhe merr rrezikun përsipër.

8.Nuk e ka problem të jetë “topless”

Pavarësisht se është në plazh duke marrë rreze apo para aparatit fotografik për të nuk është problem të qëndrojë pa reçipeta.