ÇFARË NDODHI? Rikthehet “Procesi Sportiv”, por nuk e pamë askund Ilda Bejlerin – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Rikthehet “Procesi Sportiv”, por nuk e pamë askund Ilda Bejlerin

ÇFARË NDODHI? Rikthehet “Procesi Sportiv”, por nuk e pamë askund Ilda Bejlerin

Ilda Bejleri para pak ditësh në një intervistë për “Wake Up” tregoi që nuk është larguar nga “Top Channel” dhe për momentin nuk po shfaqet në ekran për shkak se “Procesi Sportiv” është pezulluar nga koronavirusi.

Por pas 3 muajsh, ky emision rikthehet në ekran, por në fakt nuk pamë askund Ilda Bejlerin.

Në promon e rikthimit të emisionit ‘Procesi Sportiv’ pas pandemisë, Ilda mungon krah Manushit i cili ka etiketuar vetëm Alesia Bamin dhe analistët historikë të emisionit.

Pra, në asnjë vend nuk e pamë moderatoren simpatike.

Nuk dimë të themi se çfarë ndodhi me siguri, por ndoshta zërat që qarkulluan para pak ditësh që ajo do largohet nga “Top Channel” janë të vërteta.

Nuk dihen arsyet që kanë çuar në largimin e saj fare pak pasi i dha fund rrugëtimit më shumë se 10-vjeçar nga DigitAlb verën e kaluar.

Shtatori ndoshta ka rezervuar surpriza të bukura për Ildën