Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë ndarë. Ata nuk e kanë konfirmuar asnjëherë ndarjen, por tashmë faktet flasin vetë. Duket se dhe këngëtarja e ka lënë pas historinë me Geek pasi është “kapur mat” në Prishtinë, me një tjetër person.
Ata janë parë të dalin bashkë nga një prej lokaleve të qytetit, teksa janë shfaqur mjaft të afërt. Në foton e siguruar nga indeksonline shihet se djali i ka dhënë edhe puthje artistes.