Diskutimi mes Armaldo Kllogjerit dhe Olta Gixharit ka vazhduar gjatë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”.
Aktorja e njohur i tha Maestros që ai tani nuk është më me të në lojë.
Por ai u shpreh se ndihet konfuz dhe se nuk e kupton çfarë dëmi i ka bërë ai Oltës.
Kjo e fundit tha se nëse fitonte Kiara pozicionin e lideres, mund të kishte një avantazh. Ky avantazh do e dërgonte Maestron në nominim.
Sipas saj, Armaldo me këtë zgjedhje u përpoq “t’i lutej” Luizit që mos ta nominonte.