Roje me kallashnikov dhe futbollist në Gjermani, Jul Deda rrëfen 10 sekretet e jetës – AlpeGossip
Roje me kallashnikov dhe futbollist në Gjermani, Jul Deda rrëfen 10 sekretet e jetës

Roje me kallashnikov dhe futbollist në Gjermani, Jul Deda rrëfen 10 sekretet e jetës

Të gjithë e njohim si aktor humori, dhe askush nga ne nuk e dinte që Julian Deda paska qenë futbollist në Gjermani.

Aktori shkodran që ka lindur në një familje artistësh, ka rrëfyer për revistën “Who” 10 gjërat që nuk dinim për të.

Ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte fakti që Juli ka bërë dhe rojen e pallatit në ’97-n, kur është detyruar të ruajë me kallashnikov familjen e vet. Por kjo nuk është e vetmja gjë që nuk dinim për të. Më poshtë mund të lexoni 10 të pathënat e Jul Dedës:

1.Kam qenë lojtar futbolli i federuar në një skuadër në Gjermani. (Foto)

2.Nuk e ha pastiçon. Nuk e kam ngrënë kurrë ndaj dhe nuk ja di fare shijen.

3.Urrej verën dhe plazhin. Jam i detyruar të shkoj në plazh prej fëmijëve. Po të ishte për mua do të doja të jetoja në një vend ku nuk ka kurrë verë dhe diell.

4.Korrektësinë e kam sëmundje. Nuk flas me një ish-shok të ngushtë vetëm se nuk ishte i përpiktë në orare.

5.Në vitin 1997 isha 16 vjeç dhe kam bërë roje poshtë pallatit i armatosur me kallashnikov.

6.Nuk kam bërë asnjë punë tjetër në jetë. Vetëm aktor.

7.Jam neglizhent ne larjen e makinës. Makina ime mund të rrijë pa u larë me muaj. Rekordi 4 muaj.

8.Në moshën 6 vjeçare, duke luajtur poshtë pallatit në Shkodër, jam djegur keq fare në prush në të dyja këmbët. Sot nuk kam asnjë shenjë të kësaj djegie.

9.Gjatë studimeve në Akademinë e Arteve nga viti 2000-2004, pra në 4 vjet nuk kam asnjë mungesë. Me pak fjalë kam frekuentuar 100% të mësimit.

10.Kam probleme me gjilpërat dhe me dhurimin e gjakut, më zë. Herën e fundit në 2008 më ra të fikët. Që atëherë nuk bëj më.

/Who