“BURRNESHAT E SHOWBIZIT”/ Njihuni me VIP-et që kanë PRANUAR dhe treguar operacionet (FOTO) – AlpeGossip
“BURRNESHAT E SHOWBIZIT”/ Njihuni me VIP-et që kanë PRANUAR dhe treguar operacionet (FOTO)

“BURRNESHAT E SHOWBIZIT”/ Njihuni me VIP-et që kanë PRANUAR dhe treguar operacionet (FOTO)

Operacionet plastike dhe ndryshimi që i kap vipat pas kryerjes së tyre duket se tashmë është pika ku kritikët do ti sulmojnë gjatë. Në showbizin shqiptar ka shumë VIP-a që kanë ndryshuar shumë që nga dalja e tyre e parë në televizion, dhe kjo falë operacioneve plastike që kanë kryer. Nuk ka asnjë problem të bësh dicka të tillë, pasi të gjithë janë të lirë të ndryshojnë tek vetja atë që nuk ndjehen mirë, aq më tepër në këtë kohë ku mundësitë janë të medha. Ajo që shihet në rrjete sociale është se njerëzit duket sikur do “plasin” derisa të famshmit ta thonë me plot gojën që: “Po unë kam bërë operacione plastike sa më ka dashur qejfi”…
Përvec atyre që nuk kanë për ta pranaur asnjëherë, ka nga ata të famshmëm që i lajmërojnë fansat ose marin mendimin e tyre nëse ata duhet ti nënshtrohen një ndërhyrjeje apo jo?

Po e nisim me Big Mamën. Ajo është një nga këngëtaret shqiptare e cila gjithë kohës ka qenë e hapur me fansat dhe ka treguar shumë rreth ndryshimeve që ndodhin në trupin e saj. Pasi bëri operacion ku ngushtoi stomakun për tu dobësuar Big Mama ka lajmëruar fansat se do të kryejë ndërhyrje të tjera.
Big Mama nuk është e lumtur me gjoksin e varur dhe hundën e theksuar, ndaj ka vendosur t’i ndryshojë sa më parë. Këtë herë këngëtarja do t’i realizojë operacionet në Shkup dhe në Prishtinë.

Armela Hyseni
Ish Banora e Big Brother ka qenë e hapur me fansat e saj për të treguar ndërhyrjet që ka bërë. Pasi bëri hundën operacion, ish-banorja e “Big Brother Albania” tregoi menjëherë rezultatin, ama Armela nuk u ndal me aq. Ajo vendosi që të zmadhonte buzët, dhe e tregoi gjithë proçesin e ndryshimit të ri të saj live në insagram.

Roza Lati
Roza Lati ka kryer dy ndërhyrje. Ajo ka bërë operacion hundën dhe gjoksin dhe para të dyjave operacioneve ajo i ka lajmëruar fansat e saj madje ka nxituar menjëherë t’ju tregojë rezultatet.

Xhensila Pere
Xhensila Pere është një tjetër banore e Big Brother e cila ka ndarë me ndjekësit ndryshimin e saj që bëri në fytyrë. Xhensila tregoi se bëri operacion hundën dhe më pas e ndau rezultatin me fansat.

Çiljeta
Po të shohim lart e poshtë nëpër faqet demaskuese nuk është Ç

iljeta, sepse ajo para se të bëj ndonjë ndërhyrje e tregon. Siç bëri me gjoksin të cilin e zvogëloi dhe u mërzitën gjithë fansat, ashtu bëri dhe me ndërhyrjet e tjera.

Rozana
Rozana Radi njihet për tipin e saj të hapur, dhe nuk ka nguruar të tregojë as ato që ndodhin me pamjen e saj. Rozana gjithashtu ka lajmëruar fansat se do të bënte gjoksin operacion pasi nuk ishte e kënaqur me të, edhe pse më pas ka thënë që është penduar për numrin e zgjedhur pasi do të donte të kishte zgjedhur një numër më të vogël.

Personazhe të tjera që i pranojnë operacionet janë Lori Hoxha, Era Istrefi, Albërie Hadergjonaj. Ndryshe nga vajzat, Albëria duket sikur është bërë shumë pishman.

Përgatiti AlpeNews.al