ILIRI I THA EINXHELIT TË “MASAKROJ”/ Antonela: Më solli ankth, ishte duke mu marrë fryma – AlpeGossip
ILIRI I THA EINXHELIT TË “MASAKROJ”/ Antonela: Më solli ankth, ishte duke mu marrë fryma

ILIRI I THA EINXHELIT TË “MASAKROJ”/ Antonela: Më solli ankth, ishte duke mu marrë fryma

Mbrëmë në spektaklin e “Big Brother VIP” ka patur debate të forta, ku nuk ka munguar as ngritja e zërit dhe “kërcënimet”. Debati i parë ishte mes Ilirit dhe Einxhel. E gjitha nisi kur balerini pa një video ku moderatorja përmendi gruan dhe vajzën e tij.

Iliri ka thënë herë pas here që mos t’i preket familja aty brenda, e si pasojë pati një reagim shumë të fortë, ku u duk sikur në një moment kërcënoi edhe Einxhel.

“Unë e kam me fallxhoren, me gruan dhe vajzën time ti nuk ke shans t’i zësh me gojë. Mendimi jot është ordiner, pa pikë turpi. Po kalove vizën time të kuqe unë të masakroj”, i tha Iliri moderatores.

Pikërisht fjala “masakroj” nuk u prit mirë nga Einxhel, edhe pse balerini tha se “të masakroj verbalisht se nuk do zihen me grushte”. Madje as banorët e tjerë nuk e kanë pritur mirë dhe pas përfundimit të spektaklit disa prej tyre e kanë komentuar.

Biseda mes Antonelës dhe Donaldit:

Antonela: Ky ka shumë ndjekës, e mbështesin shumë njerëz ta themi realitetin. Dhe me një idhull të këtyre personave që thonë masakroj një vajzë, mua nuk më duket fort normale. Mua ajo situatë e di si më bëri të ndihem? Skandal, të betohem ishte duke mu marrë fryma. Më solli ankth. Të masakroj, me mllef. Ordinere, e di ça do të thotë?

Donaldi: Rruge

Antonela: Rruge, po fiks rruge. Apo ato që më thonë mua mbaj tre shkronjat e para për ty, pse nuk i nxorën, e di se janë banale

Donaldi: Prisja që të dilnin të betohem

Antonela: Edhe unë prisja të dilnin, edhe po më vinte turp për ato skena e kupton. Ka njerëz banalë këtu, edhe u habita që nuk dolën

Donaldi: Do ta nxjerrin

Antonela: Normal që do ta nxjerrin se është banalitet. Në pikë të darkës që ka plot njerëz që shohin. As unë nuk do doja që të ndodhnin këto, por jo që kanë dalë. Ju e nxorët tha Sabianin, po e ka nxjerrë publiku.