“SHIKIMI JUAJ NUK EKZISTON TEK ASKUSH KËTU BRENDA”/ Iliri flet me Donaldin për lidhjen me Beatrix: E them tani… – AlpeGossip
“SHIKIMI JUAJ NUK EKZISTON TEK ASKUSH KËTU BRENDA”/ Iliri flet me Donaldin për lidhjen me Beatrix: E them tani…

“SHIKIMI JUAJ NUK EKZISTON TEK ASKUSH KËTU BRENDA”/ Iliri flet me Donaldin për lidhjen me Beatrix: E them tani…

Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP”, duket se ka pasur një sqarim mes Ilirit dhe Donaldit, në lidhje me pyetjen që balerini i bëri prime-n e kaluar aktorit.

Iliri e pyeti Donaldin se si ndihej kur bënin gati Kledin për darkën më Beatrix, duke qenë se pas daljes së tij, ata nisën një romancë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Mbrëmë, balerini i njohur i tha se “aty u hap muhabeti” dhe se e pyeti Arbana.

Pjesë nga biseda:

Iliri: Aty u hap muhabeti, aty më pyeti Arbana

Donaldi: Ne bëjmë muhabete gjatë ditës bashkë, ne marrëdhënien bashkë nuk e kemi. Ti e di shumë mirë se si e kemi marrëdhënien bashkë

Iliri: E kemi, nuk kemi konfidenca që unë të të pyes për Trixën. Ose Trixin për ty. Sepse kam atë lloj etike që tu lë në atë gjënë që keni mes jush, është shumë e thjeshtë. Edhe ma beso këtë gjë. Ndoshta ke të drejtë, duhej të të pyesja veçmas ore kur filloi kjo gjë se unë kam qenë sylesh nuk kam parë gjë. Thjesht se jam instikitiv, kur kam një gjë pyes. Edhe Sabit i kam thënë më vjen keq se Donaldi ngeli keq. E kuptoj deri në një farë pike, por thjesht ishte kuriozitet. Se kam thënë fjalët më superlative për ju të dy, si e vetmja ndjesi dashuri që ekziston këtu brenda. E them tani, do ta them më vonë dhe më vonë akoma, çfarëdo që të ndodhë. Sepse atë që shikoj në shikimin tuaj nuk ekziston këtu brenda.

Donaldi: Nejse, më erdhi shumë keq për Sabianin. Unë nuk e kam nominuar ndonjëherë

Iliri: As nuk e vë në diskutim, as nuk e vinte në diskutim. E për kokën e gocës nuk i kam thënë njëherë pse preferove Donaldin zinxhir. Kokën Sabit ja njoh, ja respektoj dhe nuk e kam ndikuar në asnjë gjë.