ÇFARË PO NDODH MES FIFIT DHE GRANITI? Banorët komentojnë marrëdhënien mes tyre – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH MES FIFIT DHE GRANITI? Banorët komentojnë marrëdhënien mes tyre

ÇFARË PO NDODH MES FIFIT DHE GRANITI? Banorët komentojnë marrëdhënien mes tyre

Marrëdhënia dhe afërsia me Fifin dhe Granitin është komentuar më shumë se kurrë ditët e fundit. Pas vuajti dënimin prej 2 ditësh në Dhomën e Dënimit prej thyerjes së rregullave, Graniti e mikpriti rikthimin e saj me një surprizë tepër romantike.

Mbi krevatin e saj u gjendën qirinj të ndezur dhe shkronja, gjë që Fifin e emocionoi tepër.

‘’E pëlqej por është pak shpejt për tu lidhur’’,- deklaroi Graniti gjatë spektaklit të sotëm.

Gjatë show-t të së premtes, dyshja komentoi edhe skenat e xhelozisë që janë shfaqur në raportin mes tyre përgjatë ditëve të fundit.

Loja e epiteteve ishte arsyeja që Fifi xhelozoi Granitin dhe pretendoi se po hynte mes tij dhe dikujt tjetër.

‘’U mërzita jo nga xhelozia, por e kisha më shumë për prindërit. I kisha parë në ëndërr dhe kisha merkaun se mos kishin ndonjë nevojë. Por edhe presioni i Granitit ka ndikimin e vet’’,- sqaroi Fifi.

Të rejat e fundit të kësaj marrëdhënië u komentuan nga banorët edhe nga dy opinionisët e ‘’Big Brother Vip’’.