I kujtojnë pikën e dobët, Rike Roci përlotet LIVE në emison: Më mungon shumë… – AlpeGossip
I kujtojnë pikën e dobët, Rike Roci përlotet LIVE në emison: Më mungon shumë…

I kujtojnë pikën e dobët, Rike Roci përlotet LIVE në emison: Më mungon shumë…

Rike Roçi ishte e ftuara e fundjavës në ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi. Në një bisedë tejet të sinqertë e pa doreza mësuam më shumë rreth Rikes, ndryshe nga ajo që shohim në ekran.

Si rrallë herë ajo foli për mungesën e të atit në jetën e saj madje që në momentin që Ermali e përmend fillon të përlotet. Ai tregoi se kur u takuan në dhomën e grimit u njoh me një tjetër Rike, tejet emotive dhe se ironikisht të dy vuanin nga humbja e babait. Kaq mjaftoi që Rikja të emocionohet.

“Ka dy vite që është larguar. Kam qenë shumë e lidhur, pika ime e dobët. Më mungon tmerrësisht. Nuk ka ditë, natë që të fle gjumë e të mos mendoj… (shpërthen në lot).

Tejet e emocionuar i thotë Ermalit se nuk duhet ta pyeste për këtë e se s’ka qarë kurrë në ekran. I emoconuar po njësoj, moderatori përpiqet ta kaloj me buzëqeshje këtë moment duke e komplimentuar

“Je shumë seksi kur qan” – i tha ai Rikes.