Mbrëmjen e djeshme, Efi Dhedhes, Luiz Ejlli dhe Nita Latifi u përpoqën që të bindnin Qetsor Ferrunajn që të tërhiqej për vendin e 4 në finalen e “Big Brother VIP2”.
Pasi banorët i ofruan një shumë parash dhe i thanë që t’ua linte vendin e finales Nitës dhe Krist Aliajt. Qetsori tha se për Latifin tërhiqet, ndërsa për Kristin jo.
Mëngjesin e sotëm teksa ishte në oborr me Luizi, ai tha se kishte vendosur që të largohej të shtunën nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
“Kur të çohen të gjithë, shkojmë dhe bëjmë shpalljen e muhabetit që bëmë mbrëmë”, tha Qetsori.
I pyetur nga Luizi nëse do e bëjë vërtetë, Ferrunaj tha ‘po, jeni ju që keni ndenjur këtu. E zhvilloni ju situatën”.







![‘Fytyrën e bukur dhe belin e hollë, e thirri Oriola Marashi’: Thanë se ishte Varrosi, por u gabuan, ja kush është personi që i këndoi vërtet modeles [FOTO/VIDEO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/04/1111111111111111111111111111111111111111111-400x196.jpg)





