Këtë herë është e vërtetë! Gena sapo preu flokët, i humbi në një bast me… (FOTO) – AlpeGossip
Këtë herë është e vërtetë! Gena sapo preu flokët, i humbi në një bast me… (FOTO)

Këtë herë është e vërtetë! Gena sapo preu flokët, i humbi në një bast me… (FOTO)

Kur përmendet Gena jemi mësuar të na shfaqet imazhi i tij me flokë të gjatë e kaçurrela.

Madje mund të themi se prej shumë vitesh flokët kanë qenë edhe një shenjë dalluese e këngëtarit. Por jo më!

Kanë dalë disa herë lajme se këngëtari kishte prerë flokët e tij kaçurrelë por këtë herë është mëse e vërtetë. Ka qenë Big Mama ajo që ka bërë një postim në Instastory ku shfaqet Gena duke prerë flokët.

“Gena me imazhin e ri me flokë të shkurtra. Humbi sfidën dhe preu flokët” ,- shkruan Big Mama. Në postim shihet se ka qenë Labinot Gashi ai që i ka prerë flokët këngëtarit. Momentalisht Big Mama, Gena e shumë personazhe të tjerë ndodhen në Turqi në xhirime të një puntate speciale të “Një kafe me Labin”.

Epo duket se këtë herë me të vërtetë që Gena ka hequr dorë nga flokët e gjatë.