Pamje të rralla: Si dukej Vera Grabocka 19 vjeçe kur luante në një film shqiptar (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
Pamje të rralla: Si dukej Vera Grabocka 19 vjeçe kur luante në një film shqiptar (FOTO+VIDEO)

Pamje të rralla: Si dukej Vera Grabocka 19 vjeçe kur luante në një film shqiptar (FOTO+VIDEO)

Vera Grabocka ka nënshkruar historinë e suksesit në televizion, ajo ka sjellë për publikun shqiptar formatet më të suksesshme në botë si Dance with me, X Factor, Your face sounds familiar, Në kurthin e Piter Pan e shumë të tjera duke u kthyer kështu në një femër idhull për shumë personazhe.

 

Regjisorja dhe producentja e njohur ka dhënë kontribut të madh për televizionin, por edhe për kinematografinë pasi jo të gjithë e dinë që kur Grabocka ishte vetëm 19 vjeç ka luajtur në një film shqiptar.

“Montatorja” është një prodhim i vitit 1970 ku producentja luan rolin e mikeshës së ngushtë të personazhit kryesor me emrin Hëna e cila dëshiron të bëhet montatore.

Në një fragment të filmit, Grabocka shfaqet me një shami në kokë ndërsa në një pjesë tjetër me flokët e zeza të kapura bisht.

Ndonëse kanë kaluar shumë vite, Grabocka sot e kësaj dite ruan ende të njëjtën ëmbëlsi.

Ndiqni në videon më poshtë producenten duke aktruar në filmin “Montatorja”.