“Asnjë fjalë nuk e shpjegon dot dhembjen!” Miqtë dhe kolegët e Art Kurtit vajtojnë aktorin – AlpeGossip
“Asnjë fjalë nuk e shpjegon dot dhembjen!” Miqtë dhe kolegët e Art Kurtit vajtojnë aktorin

“Asnjë fjalë nuk e shpjegon dot dhembjen!” Miqtë dhe kolegët e Art Kurtit vajtojnë aktorin

Aktori i njohur i serialit “O sa mirë”, Art Kurti u gjet i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas raportimeve të bëra nga Policia e Gjakovës dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje, pasi i është gjetur një plumb në kokë.

Me sa duket dhimbja e madhe e humbjes së babait të tij vite më parë, e çoi 23-vjeçarin drejt aktit fatal të vetëvrasjes. Sipas raportimeve të deri më tanishme thuhet se trupi i tij u gjet i vdekur mbi varrin e babait të tij.

Kjo ngjarje tragjike ka hidhëruar miq, të afërm dhe të gjithë ata që e njihnin aktorin e serialit “O sa mirë”. Mes pikëllimit të madh ata kanë shprehur dhimbjen që ndjejnë nga humbja e mikut, kolegut dhe shokut të tyre të dashur.

“Dhimbje të tmerrshme dhe pikëllim të pakufishëm na dha sot lajmi për vdekjen e Art Kurtit, kolegut fantastik që kishim në Serialin ‘O Sa Mirë’. Tepër i ri për të shkuar. Do ta kujtojmë gjithmonë mirësinë e tij, talentin e tij, të qeshurën e tij. Ngushëllime familjarëve, artistëve dhe miqve!”, kanë shkruar kolegët e tij në një postim në faqen zyrtare në Instagram të serialit “O sa mirë”.

 

I tronditur nga ky lajm ka ngelur edhe miku i tij i ngushtë, reperi Gold AG, i cili nëpërmjet një postimi në Instagram na ka treguar se ata do të takoheshin së shpejti pas një ftese që aktori i kishte bërë.

“Allahu të mëshiroftë o vllau jem, që sa ditë më thirre me ardhë në Gjakovë e nuk munda me ardhë e tash e pa besueshme që do t’vi në varrimin tënd. O Allah falja Xhenetin shokut tem e mëshiroje me mëshirën tënde o më i miri mëshirues”, shkruan Gold AG në përshkrimin e një fotoje ku shfaqet së bashku me Art Kurtin.

 

Pjesë e kësaj dhimbje të madhe është bërë edhe moderatorja e njohur, Elita Rudi, e cila nëpërmjet një kolazhi fotosh na ka treguar se ndante një miqësi të ngushtë me aktorin, i cili njihet nga të gjithë me rolin e “gjakovarit” në serialin “O sa mirë”.

“Asnjë fjalë nuk mundet me shpjegu dhimbjen që më ka kaplu për lajmin që e mora sot. Tu prehtë shpirti yt i ndritun në paqe o shoku im i jetës Art Kurti. Do të kujton gjithmonë ‘halla jote’”, përfundon Elita në postimin e saj duke na treguar që e konsideronte si nip të vogël aktorin e njohur.

 

Ndërkohë që të gjithë kanë ngelur të tronditur nga ky lajm tragjik, policia e Gjakovës po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.