Këta janë baballarët këngëtarë që u bekuan me djem (FOTO) – AlpeGossip
Këta janë baballarët këngëtarë që u bekuan me djem (FOTO)

Këta janë baballarët këngëtarë që u bekuan me djem (FOTO)

Shumë këngëtare femra të estradës u bënë nëna për herë të parë gjatë 2017-s, gjersa të shumtë ishin edhe meshkujt këngëtarë që u bënë baballarë për herë të parë gjatë vitit që shkoi.

Por kush ishin baballarët këngëtarë të cilët u bekuan me djalë. Albeu.com, ju përcjell më poshtë emrat e tyre.

Reperi i njohur Majk u bë baba për herë të parë më 19 maj të vitit 2017. Partnerja e tij, Majlinda Zeka solli në jetë një djalë, të cilin dyshja e pagëzuan me emrin Roan.

Prej kohësh, Big Basta është bërë baba i një djali të quajtur Liam, i cili duket se dita ditës po i ngjan edhe më tepër.

Sinan Hoxha është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e këngëtarit, Andrra, sot solli në jetë fëmijën e tyre të parë, që e pagëzuan Ansi. Tashmë Ansi është rritur dhe është bërë një djalë simpatik.

Alban Mehmeti është bërë baba për herë të dytë i një djali të vogël te quajtur Troi. Albani duket mjaft i lumtur që është bërë baba i një djali.