Ç’PO NDODH/ Në muajin e 8 të shtatzënisë, sëmuret modelja shqiptare dhe fillon me…(FOTO) – AlpeGossip
Ç’PO NDODH/ Në muajin e 8 të shtatzënisë, sëmuret modelja shqiptare dhe fillon me…(FOTO)

Ç’PO NDODH/ Në muajin e 8 të shtatzënisë, sëmuret modelja shqiptare dhe fillon me…(FOTO)

Postimet në “Instagram”, Emina Çunmulaj nuk i ka rralluar as këtë periudhë kur është në pritje të ëmbël, ndryshe nga shumë vajza që preferojnë ta shijojnë në privatësi shtatzëninë.

Fotot me barkun e rrumbullakosur nuk kanë munguar, ushqimet që konsumon gjatë kësaj periudhe, aktivitetet etj.

Mirëpo me anë të disa fotove ditën e djeshme Emina ka treguar se prej 3 ditësh është sëmurë.

Në një prej postimeve ajo shihet duke ngrënë supë e në tjetrën shihet një gotë çaj e disa peceta të përdorura, imazhe të cilat Emina i shoqëron me emoji që tregojnë se është me temperaturë.

Kujtojmë që modelja është në muajin e 8 të shtatzënisë, por gjininë e foshnjës që do vijë në jetë nuk e ka bërë ende të ditur edhe pse pak kohë më parë u dyshua se Emina po pret një vajzë për shkak se në një foto shfaqej me tullumbaca rozë, lajme të cilat ajo i hodhi poshtë duke thënë se tullumbacet ishin nga ditëlindja e vajzës së saj, Ella.