Video/ Këmbanat e kishës bien nën tingujt e muzikës së DJ Avicii – AlpeGossip
Video/ Këmbanat e kishës bien nën tingujt e muzikës së DJ Avicii

Video/ Këmbanat e kishës bien nën tingujt e muzikës së DJ Avicii

Këmbanat e kishës në Utrecht të Holandës kanë rënë nën tingujt e muzikës së producentit të njohur DJ Avicii, për nder të tij. 28-vjeçari u nda nga jeta ditën e premte më 20 Prill, ndërsa trupi i tij u gjet i pajetë në Oman të Lindjes së Mesme.

Këmbanat e kishës holandeze kanë luajtur 3 prej këngëve më të njohura të DJ-it me famë ndërkombëtare, “Wake Me Up”, “Without You” dhe “Hey Brother”. Vëllai dhe dy motrat e 28-vjeçarit po organizojnë kthimin e trupit të pajetë në Suedi, në vendlindjen e tij. Dj Avicii, emri real i të cilit është Tim Bergling, vuante prej vitesh nga pankreati akut. Megjithatë nuk ka ende zyrtarisht informacion për shkakun e vdekjes.

Autoritetet në Oman kanë mohuar që vdekja e producentit 28-vjeçar, të ketë lidhje me ndonjë vepër penale. Avicii do të mbahet mend për disa këngë që u bënë të njohura ndërkombëtarisht, si Wake Me Up, Levels, Hey Brother. Producenti i muzikës elektronike ishte nominuar për çmimin “Grammy”.