MOS I NEGLIZHONI/ Shenjat e fshehta që tregojnë se stresi po ju “shkatërron brenda dhe jashtë” - AlpeGossip
MOS I NEGLIZHONI/ Shenjat e fshehta që tregojnë se stresi po ju “shkatërron brenda dhe jashtë”

MOS I NEGLIZHONI/ Shenjat e fshehta që tregojnë se stresi po ju “shkatërron brenda dhe jashtë”

Rreth 1/3 e njerëzve thonë se stresi ndikon në shëndetin e tyre fizik ose mendor. Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, stresi juaj mund t’ju bëjë të ndihen keq dhe të sëmurë. Ja se si t’i luftojmë ato:

Keni shenja puçrrash në fytyrë: Nëse jeni papritur i mbuluar me gunga të kuqe të cilat ju kruhen, stresi  mund të jetë për t’u fajësuar për këtë problem. Kur trupi juaj përjeton stres të tepruar (ose për një periudhë të shkurtër apo të gjatë), sistemi imunitar dobësohet dhe trupi juaj nis lëshimin e histamines një përbërës kimike për të luftuar sëmundjen tuaj. Nëse stresi nuk largohet, ju në thelb zhvilloni një reaksion alergjik dhe dalin menjëherë këto si puçrra të kuqe. Kur sistemi imunitar dobësohet nga stresi, lëkura juaj mund të acarohet edhe nga gjërat që mq parë nuk kanë qenë të ndjeshëm, siç janë sapuni, të ftohtit ose të nxehtit, kremra apo detergjentet.

ÇFARË TË BËNI: Vendosni një peshqir të freskët dhe të lagur në zonën e prekur. Nëse kjo nuk funksionon, flisni me një dermatolog.

Shtimi në peshë: “Stresi shkakton lirimin e kortizonit të hormoneve, gjë që dëmton aftësinë e trupit tuaj për të përpunuar sheqerin në gjak dhe ndryshon mënyrën se si metabolizoni yndyrën, proteinat dhe karbohidratet, të cilat mund të çojnë në shtimin e peshës ose humbjen e saj”, thotë mjekja Shanna.

ÇFARË TË BËNI: Nëse ju hahet shumë hani ushqime të vogla dhe të shëndetshme si arrat.  Proteinat do t’ju ndihmojnë dhe do t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur.

Dhimbje koke: Nëse nuk keni vuajtur kurrë nga dhimbja e kokës, por papritmas keni dhimbje të forta dhe të vazhdueshme mund të jeni shumë të stresuar. Stresi lëshon kimikate që mund të shkaktojnë ndryshime në nervat dhe enët e gjakut në tru, gjë që shkakton dhimbje kok

ÇFARË TË BËNI: Nëse nuk dëshironi të merrni ibuprofen, provoni vajin e livandos ose vajin e piperit duke fërkuar pjesën e ballit.

Sëmureni shpesh: Stresi e shkatërron sistemin imunitar, gjë që e bën më të lehtë për ju të sëmureni vazhdimisht.

ÇFARË TË BËNI: Një studim zbuloi se shtesat e zinkut  mund të shkurtojnë gjatësinë e një të ftohuri për rreth një ditë nëse merren brenda 24 orëve. Meditimi, stërvitja e rregullt dhe shumë gjumë mund t’ju ndihmojnë gjithashtu të çliroheni nga stresi.