“U TALLE ME ARBANËN”/ Xhemi Shehu i mbyll gojën fanses me dy fjalë (FOTO) – AlpeGossip
“U TALLE ME ARBANËN”/ Xhemi Shehu i mbyll gojën fanses me dy fjalë (FOTO)

“U TALLE ME ARBANËN”/ Xhemi Shehu i mbyll gojën fanses me dy fjalë (FOTO)

Miqësia mes moderatorëve Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu ka qenë shumë e komentuar ndër vite. Dy vajzat e ekranit janë të pandara nga njëra-tjetra dhe vazhdimisht kanë treguar se kanë një marrëdhënie shumë speciale.

Mes tyre nuk mungojnë shakat dhe komentet në rrjetet sociale. Arbana së fundmi ka ikur me pushime dhe në çdo postim që bën, komenti  i parë është nga Xhemi.

Megjithatë njërit nga fansat siç duket nuk i kanë pëlqyer komentet e Xhemit dhe në një postim i është kthyer moderatores së Portokalli.

“Se ça bën ca komente ti mi Xhemi. Gjithmonë sa herë poston Arbana ti dukesh sikur tallesh me thënë që ja të shkrujta meqenëse të kam shoqe s’të lashë pa shkruar gjë. Këto komentet e tua s’i hyn në punë asnjë shoqeje”, i shkruan fansja ndërkohë që Xhemi ja mbyll gojën me përgjigjen e saj.

“Ti se di sa në punë më hyn ky komenti jot përshembull”, i kthen moderatorja me ironi.