NËNË PËR HERË TË PARË/ Miqtë e çiftit flasin për shtatzëninë e Marinës (FOTO) – AlpeGossip
NËNË PËR HERË TË PARË/ Miqtë e çiftit flasin për shtatzëninë e Marinës (FOTO)

NËNË PËR HERË TË PARË/ Miqtë e çiftit flasin për shtatzëninë e Marinës (FOTO)

Dy ditë më parë u përhap me shpejtësi lajmi se moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi janë në pritje të fëmijës së parë. Çifti publikoi një foto në rrjetet sociale ku Marina shihej e shtrirë mbi Getoarin, ndërkohë që reperi e kishte vendosur dorën tek barku i saj.

Ka mjaftuar kjo pozë dhe të gjithë fansat nisën të aludonin se bukuroshja bjonde ishte në pritje të ëmbël. Mirëpo, së fundmi miqtë e afërt të çiftit kanë zbuluar për ‘Prive’ se në fakt Marina nuk është shtatzënë. Sipas tyre ata ende nuk kanë vendosur të ndërmarrin një hap të tillë në jetën e tyre.

Kujtojmë që edhe një vit më parë në media qarkulloi po ashtu një lajmi se moderatorja ishte shtatzënë, mirëpo një gjë e tillë u hodh poshtë menjëherë.